Në Laç janë shembur pallatet e ndërtuara me “punë vullnetare”, të dëmtuara pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit. “Ndërkohë që ka nisur projektimi i lagjes së re ku do të sistemohen në kushte optimale, të gjitha familjet e mbetura pa strehë”, shkruan kryeministri Rama në FB.
Familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti do të qëndrojnë në banesa me qera, deri në dhurimin e apartamenteve të reja, shkruan kryeministri.