Ditën e shtunë, 16 nëntor 2024, është celebruar në Shkodër mesha e shenjtë për lumnimin e dy klerikëve katolikë, partirë të fesë, atë Luigj Paliç dhe Dom Gjon Gazulli. Vatikani ka dhënë miratimin e tij për këtë hap të parë, që i paraprin shenjtërimit të tyre, bashkë me 38 martirët e tjerë të Kishëa Katolike Shqiptare, të martirizuar gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.
Ditën e sotme, në daljen e tij të zakonshme në sheshin “Shën Pjetrit” në Vatikan, Papa Françesku i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij, të mbajtur si zakonisht, para mijëra besimtarëve katolikë.
“Dje në Shkodër u lumnuan dy martirët shqiptarë Atë Luigj Paliq, meshtar i Urdhërit të Fretërve Minorë dhe Dom Gjon Gazullin, meshtar dioqezan, dy viktima të persekucionit të egër diktatorial ndaj fesë e besimit. Shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohën e sotme janë të persekutuar për fenë.”, ka thënë Papa Françesku.
E veçantë ishte prania e shumë besimtarëve katolikë dhe jo vetëm shqiptarë në sheshin “Shën Pjetës”, që u evidentua edhe me pamjet që televizionet e mbarë botës paraqitën nga fjala e Atit të Shenjtë, e cila transmetohet drejtpërdrejt nga dhjetra media.