Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka folur mbi situatën në vend për shkak të motit të keq.
Forcimi i argjinaturave të lumenjve Vjosë e Seman, apo ndërhyrjet në Lezhë e Shkodër, si edhe në disa prefektura, së bashku me 450 km kanale kulluese të pastruara e të sistemuara, kanë ulur ndjeshëm rreziqet nga dëmet që shirat e dendur sjellin.
Por intensiteti i lartë i rreshjeve siç e kemi parë edhe në itali vjet apo në francë më parë, mund të arrijë nivele të papërballueshme nga infrastruktura e kullimit dhe parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese!
Forcat e Armatosura, strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror e vendor dhe Policia e Shtetit janë vënë në gatishmëri dhe po mirëkoordinojnë çdo situatë të papritur.