Në sallën e këshillit të Bashkisë Shkodër, është zhvilluar dëgjesa për publikun në lidhje me propozimin që ka nisur për vendosjen e parkimeve me pagesë në qytetin e Shkodrës.
Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër ka shpjeguar rëndësinë e këtij diskutimi dhe dëgjese me publikun por edhe efektet positive që kjo inisiativë do të ketë.
Përvec drejtuesve të këshillit të bashkisë, anëtari i grupit të punës Pjerin Lazri, ka dhënë detaje në lidhje me këtë propozim, i cili është i bazuar edhe në vendimin e këshillit bashkiak të vitit 2016-të, ku është përcaktuar edhe cmimi 50 lek për orë.
Dy segmentet e parashikuara në propozim janë nga zona e Xhabiajve deri në zonën e rusit, dhe nga kryqëzimi i lagjes Kiras deri pranë kryqëzimit të ish- Degës. Ndërkohë që parkimi me pagesë është përfshire edhe për zonën e Shirokës dhe ajo e Velipojës.