Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se bosët e kr.imit të organizuar dhe vr.asësit më të rrezikshëm po lirohen me dijeninë e Edi Ramës. Sipas tij, Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune.
“Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me kr.imin e organizuar”, u shpreh Bardhi.
Numri dy i PD-së ka paralajmëruar edhe lirimin e një tjetër bosi të kr.imit, duke e cituar atë me emër e mbiemër.