Partia Republikane, aleati tradicional i Partisë Demokratike, duket se nuk humbet kohë. Ditën e sotme kryetari Fatmir Mediu ka qenë në Shkodër, ku ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë së tij.
Në qendër të takimit, duket se ka qenë zyrtarizimi i kandidaturave për deputetë për Shkodrën, pas propozimeve të ardhura nga dega shkodrane e republikanëve. Ndërkohë, Fatmir Mediu e bën të qartë se po pritet një përgjigje nga PD-ja lidhur me modalitetin e bashkëpunimit.
Ndërsa PD ka mbyllur tashmë marrëveshjet me disa parti aleate, akoma nuk ka një të tillë me Partinë Republikane. Mesa duket, Mediu nuk humbet kohë dhe zyrtarizon listën e PR- së për Shkodrën, e cila mësohet se do të udhëhiqet nga Ditmir Harusha.