Pas rreth 48 orëve flakët e zjarrit në masivin pyjor në Vermosh të Malësisë së Madhe, janë shuar. Ka qenë një punën intensive e pandrëprerë e repartit të zjarrëfikëseve të Malësisë së Madhe që ka bërë të mundur neutralizimin e vatrave të zjarrit.
Flakët u shfaqen në afërsi të pikës kufitare të Gërçarit, fillimisht në shkurre e kullota të zonës, duke rrezikuar përhapjen në shkallë më të gjërë. Ndërhyrja e zjarrëfikëseve ka qenë e shpejtë dhe mjaft efikase, duke minimizuar rrezikun.
Në nisje të punës është bërë lokalizimi dhe izolimi i vatrave të zjarrit, për të vijuar më pas me fikjen e plotë. Tashmë, siç mund ta konstatoni edhe nga videot amatore të dërguara, nga shkurret e kullotat vijon të dalë vetëm tym pasi flakët janë shuar.
Shefi i reaprtit të MZSH Malësi e Madhe Besnik Hasaj, konfirmon shuarjen e vatrave të zjarrit. Megjithatë, për çdo eventualitet, në Vermosh do të vijojë të qendrojë një mjet zjarrëfikës dhe 5 efektivë për të mos lejuar riaktivizimin e mundshëm të vatrave të zjarrit.
Fatmirësisht, dëmet e shkaktuara kanë qenë minimale, teksa kjo është bërë e mundur vetëm falë ndërhyrjes energjike të mjeteve zjarrëfikëse. Vermoshi është një nga zonat elitare sa i takon turizmit malor, në vemendje të veçantë sidomos nga turistët e huaj, kryesisht të Europës Qendrore e Veriore. /ShkodraWeb/