Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Ka nisur puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytetin e Shkodrës. Rruga “Isaj” me gjatësi 1.3 km që lidh lagjen Drobraç me zonën e Fermentimit i është nënshtruar rikonstruksionit.
Ky segment rrugor do të asfaltohet në kuadër të një pakete ndërhyrje të bashkisë Shkodër me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për përmirësimin e infrastrukturës në rrugët e brendëshme të qytetit të Shkodrës dhe Njësive Administrative.