Një tjetër mbrëmje dramatike në Champions! Pas Bajernit që shkatërroi me rezultatin 8-2 Barcelonën, ishte radha e Lionit, për t’i shtangur të gjithë, duke “nisur në shtëpi” Mançester Sitin e Pep Guardiolës dhe duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e trofeut më të rëndësishëm për klube, ku do të ndeshet me Bajernin.
Skuadra franceze e Rudi Garsias triumfoi me rezultatin 1-3 ndaj “qytetarëve”, falë golit të Kornet dhe dopietës së Dembele. Për anglezët realizoi De Bryjn, i cili vendosi përkohësisht baraspeshën, por pa mundur të shmangë këtë largim dramatik. Kujtojmë që kjo është surpriza e dytë e Lionit, pasi më herët”nisi në shtëpi” Juventusin, falë golit në fushën kundërshtare.