Pak orë para arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri, kreu i PD-se, Lulzim Basha kërkon dorëheqjen e menjehershme te kryeministrit Edi Rama dhe te ministrit te Brendshem, Fatmir Xhafaj. Kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje për media komentoi deklaratën e bërë nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se provat e dorëzuar nga Prokuroria nuk fajësojnë ish-ministri Tahiri.
Sipas Bashes, sot eshte dita qe Rama dhe Xhafaj te japin doreheqjen dhe ti lene rrugen e hapur krijimit te nje qeverie, cilesuar prej tij si antimafia.
“Xhafaj është një nga levat që Rama po përdor për të bërë presin ndaj prokurorisë dhe për paktin Rama-Tahiri, ku Tahiri t’ja hedhë me sa më pak kosto që të mos dekonsipirojë dosjet e tmerrshme që e lidhin Ramën dhe familjen e tij me trafikun e drogës dhe kokainës”- tha Basha.
“Thirrja ime ndaj Ramës dhe Xhafës sot është të japin menjëherë dorëheqjen dhe të hapin rrugë për një qeveri animafia si e vetmja garanci që lufta ndaj krimit të bëhet, këta janë të zhytur në krim janë të kapur nga krimi, kanë marrë miliona euro ryshfet dhe dhurata për fushata elektorale dhe i kanë vënë në dispozicion krimit portet, sallën e radarëve, policinë, ky është narko shtet”- tha ai. /panorama/
[democracy id=”5″]
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1665566636827844/