Është arritur shuarja e zjarreve që përfshinë që mbrëmjen e djeshme disa sipërfaqe pyjore në zonat Mazrek e Dervishaj, në njësinë administrative të Gurit të Zi.
Pavarësisht vështirësive të terrenit, forcat e zjarrfikësve dhe punonjësit e shërbimit pyjor të Bashkisë, pas rreth 24 orësh, arritën të izolojnë vatrat e zjarrit. Zonat po mbahen nën mbikëqyrje nga vrojtues dhe teknikë për shkak të rrezikshmërisë së riaktivizimit të vatrave të zjarrit.
Ndërkohë përsërisim apelin për të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, të mos bëhen shkak për zjarre e nëse evidentojnë raste të tilla të komunikojnë menjëherë në numrat e emergjencës #128 dhe +355676878691. /Njoftim në Facebook i Bashkisë Shkodër/