Është dashur edhe ndërhyrja e policisë në sherrin masiv në ndeshjen finale të kampionatit shqiptar të boksit të vlefshme për peshën 75 kg. Pas duelit mes boksierit Alban Beqiri të Tiranës dhe boksierit Arjon Kajoshi të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kane zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht.
Ndeshja sipas vendimit të gjyqtarëve, u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti.
Për momentin ndeshjet finale janë ndërprerë dhe ka ndërhyrë policia ndërsa situata vijon e tensionuar. Shfaqje të tilla në një ambient sportiv, janë të papranueshme. Aq më pak në një kampionat boksi ku ndeshjet zhvendosen nga ringu në parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.