Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka inspektuar përfundimin e punimeve në rrugën “1 Qershori” në rajonin nr. 2 të qytetit, një investim 15 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, në zbatim të buxhetit të vitit 2021. Rikonstruksioni i kësaj rruge në një zonë që i është bashkuar qytetit pas vitit 1990, krijon lehtësi në lëvizshmërinë e mjeteve motorike dhe këmbësorëve, mundëson sherbime cilësore për banorët.
Rruga dhe degëzimet e saj, arrijnë një gjatësi totale 500 metër linear, me ndikim të drejtpërdrejtë në përditshmërinë e banorëve një një zonë rezidenciale, kryesisht me banesa private.
Bashkë me banorë të zonës, kryebashkiakja Ademi ka inspektuar edhe disa rrugë të tjera, ku parashikohet të ndërhyhet për të sistemuar një pjesë të rëndësishme të lagjes nr. 2 të qytetit.
Projekti i rrugës “1 Qershori” parashikonte dërhyrjen në infrastrukturën nëntokësore me kanalizimet e ujrave të zeza KUZ, kanalizimet e ujrave të bardha KUB, rrjetin e ujësjellësit, sipërfaqen asfaltike, trotuare dhe ndriçimin LED, i cili do të instalohet shumë shpejt.