Pasi u dërgoi një SMS në telefon shqiptarëve, kryeministri Edi Rama ka gjetur një tjetër mënyrë, për t’i ngulitur sa më fort këshillat për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Në telefonin e secilit prej nesh, kushdo mund të jetë habitur, ndërsa priste që në linjë t’i dalë i afërmi, apo ndonjë mik që kanë telefonuar, por jo nuk ndodh kështu. Është një mesazh zanor, sërish i kryeministrit, që përsit apelin për masat mbrojtëse.
“Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qef. Hap dritaret sa te mundesh. Ruaju nga mediat. Mos ki frikë, por bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Përqaf. nga larg!” – thotë Rama, në këtë mesazh zanor. /BW/