Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Pas më shumë se 3 orësh reshje intensive, situata në territorin e qytetit është përmirësuar plotësisht.
Në akset kryesore të qytetit nuk ka më prezencë uji, ndërkohë që tashmë po punohet në rrugët dytësore dhe në lagjet periferike të qytetit për zhbllokimin e kanalizimeve, me qëllim largimin e shpejtë të ujit.
Siç jeni në dijeni, që nga momenti i parë, të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër kanë qenë në gatishmëri për këtë situatë, e cila u menaxhua në kohë rekord nga punonjesit e:
Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike,
Emergjencave Civile të Bashkisë,
Policisë Bashkiake,
Forcave Zjarrfikëse dhe
Ujësjellës Kanalizime Shkodër
Policia e Shtetit
Dua të falënderoj edhe banorët e Shkodrës, të cilët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së Bashkisë Shkodër për bashkëpunim.