Për të kuptuar se çfarë ndodh pas një ndeshjeje të Kombëtares shqiptare mjafton të shikosh këtë video me një mungesë të theksuar serioziteti.
Të kuptohemi, askush nuk mund të ndalohet të bëj qejfin e vetë dhe të organizojë jetën si ta mendojë. Kushdo qoftë, përfshi këtu edhe presidentin e FSHF-së. Mirëpo, problemi është se kur shkon një delegacion zyrtar jashtë vendit dhe përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë dhe për më tepër mban të veshur kostumin kuqezi, duhet të llogariten disa gjëra më mirë.
Në këto kushte, nuk mund të ngatërrosh qejfet dhe jetën private me detyrën që ke në Kombëtare. Pamjet në këtë video, të filmuara në shtator të vitit të kaluar, pas ndeshjes Bjellorusi-Shqipëri në Minsk, janë vërtet shqetësuese për mënyrën se si funksionojnë sot gjërat në FSHF dhe ekipin kuqezi.
Drejtuesit e institucionit të futbollit shihen me një grup presidentësh të Kategorisë Superiore, ku mes tyre spikat kreu i klubit bardheblu, Refik Halili, që nuk ngurron të hedhë lekë të valltaret afër Dukës.