Sipas planit të përcaktuar për vitin 2021, Bashkia e Shkodrës vazhdon pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta kulluese. Aktualisht puna vazhdon në Njësinë Administrative Berdicë, ku deri tani janë kthyer në eficencë të plotë 40 mijë metër linear kanale kulluese.
Në Njësinë Administrative Velipojë janë pastruar 22 mijë metër linear kanale dhe vazhdon sipas planit të veprimit të përcaktuar. Sipas Muhamet Muçës, përgjegjës në Drejtorinë e Bujqësisë, ka mëse 30 vite që këto kanale kulluese nuk janë pastruar.
Po punohet me ritme të larta, nisur edhe nga favorizimi i motit, duke bashkëpunuar ngushtë me fermerët. Pastrimi i kanaleve kulluese ndihmon edhe në largimin e ujrave të rast të reshjeve, të cilat siç dihet në këtë zonë, në stinën vjeshtë- dimër janë të shumta.