Në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër bëri të mundur përmes një pune të pandërprerë, pastrimin e kolektorit të ujërave të zeza në të gjitha zonat e këtij qyteti.
Pusetat e ujërave të zeza rrezikonin të bllokoheshin për shkak të mospastrimit prej një kohe të gjatë. UKQ menjëherë pas marrjes në menaxhim të ujësjellësave në qarkun Shkodër, po zbaton një plan të detajuar pune duke ndërhyrë në të gjitha zonat e mundshme. Këtë radhë ndalesa u bë në qytetin e Koplikut.
Për shkak të reshjeve të shiut që mund të jenë në vazhdim, UKQ ndërhyri në kohën e duhur duke pastruar kolektorin e ujërave të zeza në qytetin e Koplikut dhe duke siguruar funksionimin normal tashmë të rrjetit të kanalizimeve të ujërave te zeza.
Kjo ka qenë edhe një kërkesë e qytetarëve të Koplikut dhe UKQ menjëherë ka ndërmarrë masat e duhura. Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër do të vijojë të vlerësojë maksimalisht shërbimin ndaj qytetarëve për t’i shërbyer në 24 orë!