Kosova, Shqipëria por edhe shqiptarët kudo ku ndodhen, festojnë sot 16- vjetorin e Pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar në Ballkan. Është një ngjarje e rëndësishme, ku edhe Shkodra ka pjesën e saj të natyrshme.
Pikërisht në këtë qytet ishte selia e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, gjatë luftës së vitit 1999, shkodra hapi dyert për mijëra vëllezër që u larguan për ti shpëtuar genocidit serb.
Por ka edhe shembuj më të rinj në kohë, siç është ai i të riut nga Gjakova e Kosovës Engjell Gjugja, i cili prej vitesh punon, jeton e kontribuon për Shkodrën si pjesë e shoqërisë civile por edhe pjesë e administrimit publik.
Pikërisht, një reportazh në qendër të të cilit është pikërisht ky i ri, ka promovuar në rrjetet sociale kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, i cili përveç videos, në publikimin e tij shkruan:
“Shkodra dhe Kosova, lidhje të kahershme historie, arti dhe jete, vijnë përmes reportazhit “Urat”, një prodhim i Bashkia Shkodër. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!”, shkruan Beci.