Nesër mbushen 30 vite nga masakra e 2 prillit 1991ku mbetën të vrarë katër qytetarë shkodran. Pavarësisht pandemisë një prej organizatorëve të 2 prillit, Harris Murana i cili mbeti edhe i plagosur rëndë i kujton qytetarëve të Shkodrës që të mos e harrojnë 2 prillin, aq më tepër në këtë vit jubilee të 30-vjetorit.
Murana thotë se qytetarët ftohen të marrin pjesë në aktivitetin e 30 vjetorit në përkujtim të masakrës së 2 prillit por duke respektuar rregullat anti-COVID.
Në 2 prill të 1991 mbetën të vrarë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka të cilët bashkë me shumë të rinj shkodran dolën në rrugët e qytetit duke kërkuar ndryshimin e madh politik.
Përveç katër të vrarëve, dhjetra të tjerë mbetën të plagosur. Aktivitetet tek sheshi 2 prilli do të nisin nesër në orën 10:30.