Nuk ka vonuar përgjigja nga Bashkia Vau Dejës për abuzimet me konviktin e shkollës profesionale “Ndre Mjeda”, të artikuluara nga Bushati përmes deputetit dhe kryetarit të FRPD- së Belind Këlliçi.
Këtë herë, reagimi nuk ka ardhur nga kryebashkiaku Mark Babani por nga zëvendësi i tij Kristian Shkreli. Ai ka hedhur poshtë akuzat për abuzime nga, duke i kërkuar PD- së të mos merret me këto çeshtje të pavërteta.
Shkreli ka thënë se personeli i konviktit të anatemuar për abuzime, është me personel vetëm 15 persona, njëri prej të cilëve sanitar, kushëri i largët i tij.
Numri 2 i Bashkisë Vau- Dejës ka sjellë në vëmendje se PD ka djegur palestrën e kësaj shkolle, duke i cilësuar akuzat e Këlliçit si politike dhe në kuadër të fushatës elektorale. /ShkodraWeb/