Partia Demokratike ka akuzuar sot Bashkinë Vau Dejës dhe kryebashkiakun Mark Babani për abuzime financiare.
Ka qenë Belind Këlliçi, deputet dhe kryetar i FRPD- së që nga Bushati, ka folur për këtë çeshtje duke iu referuar edhe dokumenteve që mbante në dorë.
Sipas Këlliçit, abuzimet lidhen me konviktin e shkollës profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, ku ka punësime të panevojshme por edhe abuzime konkrete financiare.
Prej kohësh kryebashkiaku Babani është shenjestruar nga Partia Demokratike, me deklarata të herëpashershme nga dega lokale demokrate, ndërsa sot ka denoncuar deputeti Këlliçi. Me gjasë, është “nxehja” para fushatës elektorale të vitit që vjen, duke përdorur gjuhën e futbollit. /ShkodraWeb/