Viti i ri akademik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ka nisur nën shenjën e protestës. Ka patur në fakt një ceremoni zyrtare të fillimit të vitit të ri akademik në mjediset e Fakultetit Ekonomik, ku fjalën e rastit e ka mbajtur rektorja Suzana Golemi.
Më pas, ka patur reagime publike të drejtuesve të sindikatës SPUSH që ka organizuar protestën e pedagogëve shoqëruar me një peticion me 9 kerkesa për të plotësuar nga qeveria e ministria e linjës.
Edhe në Fakultetin e Shkencave të Edukimit dhe të Shkencave Shoqërore ka patur protestë, teksa pedagogët kanë para mediave për të shprehur vendosmërinë e tyre për ta çuar deri në fund me sukses lëvizjen e tyre sindikaliste.
Oratorët kanë paralajmëruar se do të ketë protestë çdo ditë, deri në plotësimin e kërkesave që i cilësojnë minimaliste dhe të realizueshme. Pedagogët besojnë në mbështetjen e studentëve sepse kjo protestë është edhe për ta, shprehen ata.
“Si i kemi mbështetur ne më herët në kauzat e tyre, kemi besim se edhe studentët do të na mbështesin në kauzën tonë”, janë të bindur pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.