Qetësia e qytetit të Shkodër është prishur pak para mesnatës së kaluar. Mësohet se një eksplozion i fuqishëm është verifikuar rreth orë 23.15 të mbrëmjes së 12 korrikut 2020. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, menjëherë pas shpërthimit, flakët kanë përfshirë një banesë në rrugën “Ali Demi” të lagjes Tepe të Shkodrës.
Sipas informacioneve zyrtare, mësphet se banesa ku është dëgjuar eksplozioni dhe më pas kanë shpërthyer flakët, është në pronësi të shtetasit Admir Qani Dushi. Sipas verifikimeve të bëra nga grupi hetimor i policisë në vendngjarje në bashkëpunim me zjarrëfikësit, shpërthimi ia kenë i mirëorganizuar dhe i qëllimshëm. Ai është shkaktuar nga kombinimi i lëndëve eksplozive me lëndë djegëse.
Sipas asaj që dëshmitarët kanë deklaruar pasi janë pyetur nga oficerë të grupit hetimor të policisë, kanë qenë dy persona ata që kanë vendosur një kuti pranë banesës së shtetasit Admir Dushi. Pas pak çastesh, është dëgjuar shpërthimi i firkshëm dhe janë shfaqur flakët. Deshmitarët i thanë policisë se pronari i banesës kishte probleme hasmërie dhe ishte larguar nga Shqipëria.
Sipas tyre, është rasti i dytë që kjo familje bëhet shenjestër e akteve vandale dhe të rrezikshme. Para pak muajve, thonë ata, një shpërthim tritoli në këtë banesë, u verifikua me 7 janar të këtij viti. Dëshmitarët në vendngjarje, kërkojnë reagimin sa më të shpjetë dhe vendosjen para përgjegjësisë së shkaktarëve të këtyre ngjarjeve, që krijojnë pasiguri dhe ankth për jetën e të gjithë shkodranëve. /ShkodraWeb Media/