Në mjediset e Hotel “Rozafa”, është zhvilluar një aktivitet në kuadër të “Java kundër diskriminimit” dhe 10 vjetorit të krijimit të Intistucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD). Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka marrë pjesë në aktivitetin “Për një shoqëri pa diskriminim”, duke bërë edhe përshendetjen e rastit.
Në fjalën e saj, zj. Ademi është fokusuar në punën dhe rezultatet konkrete të arritura nga Bashkia e Shkodrës gjatë 4 viteve të fundit në këtë drejtim, jo vetëm kundër diskriminimit si fenomen por edhe për promovimin e barazisë gjinore.
Zj. Ademi ka evidentuar edhe krjimin për herë të parë të shërbimeve me bazë komunitare, ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve të reja, qendrat e reja shendetësore dhe veçanërisht, rrjetin e 12 Qendrave Komunitare “Për Familjen” në territorin e Bashkisë së Shkodrës.
Në nivelin e administrimit të qeverisjes vendore, kryebashkiakja Ademi ka evidentuar se Shkodra ka tashmë një traditë pozitive për përfaqësimin e grave.
Bashkia e Shkodrës drejtohet nga një grua, Këshilli Bashkiak nga 51 antarë ka 25 gra në përbërje, stafi i Bashkisë Shkodër 55.1% janë profesionste dhe 44.9% janë profesionistë.