Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur jë video nga qyteti i Pukës, të cilën e quan kartolinë, për të përshëndetur mëngjesin e sotëm. Ai thotë se kjo kartolinë është për të gjithë ata që i shkruajnë s’ke bërë asgjë në Veri.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë kartolinë nga Puka për të gjithë ata që më shkruajnë s’ke bërë asgjë në Veri, ju uroj një ditë të mbarë 😍”, shkruan Rama.
Ky postim vjen ndërsa zona e Nënshkrodrës ditën e sotme, po kalon një ditë shumë të vështirë si pasojë e përmbytjeve që janë në ditën e 35- të. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Bashkisë Shkodër, ai nuk pranon shpalljen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore, edhe pse thuajse është dyfishuar sipërfaqja nën ujë në 24 orët e fundit. Ndoshta Nënshkodra e Shkodra nuk janë Veri për kryeministrin e vendit.
Në vitet 2010- 2011, kur Shkodra përmbytej, si lider i opozitës i hipte lundrës dhe inspektonte zonat e Nënshkodrës. Sot që është kryeministër, duket se ka një tjetër qasje, teksa poston “kartolina” siç i quan ai, nga Puka, edhe kjo pjesë e të njëjtit qark me zonat e përmbytura. /ShkodraWeb Media/