Për tre ditë më radhë në Shkodër është organizuar Kupa “Agim Tafili” në sportin e ciklizmit. Një event i cili është organizuar nga Bashkia Shkodër me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Çiklizmit dhe Komitetit Olimpik Shqiptar. Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të këtij eventi që është kthyer në traditë tashmë për sportin e ciklizmit.
Të pranishëm familjarë të të ndjerit Agim Tafili, kanë falenderuar Bashkinë Shkodër dhe Federatën e Çiklizmit që nuk e harrojnë këtë figurë të nderuar të sportit.
Për presidentin e Federatës së Çiklizmit dhe atë të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ky emër siç është emri i Agim Tafilit nuk është vetëm i Shkodrës por i të gjithë Shqipërisë.
Pas fjalëve përshendetesë të të pranishëmve është zhvilluar edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të Kupës “Agim Tafili” për kategorinë Junior dhe të rritur, ndërkohë që ekipi më i mirë i aktivitetit u shpall ekipi i Vllaznisë.