Ka përfunduar sistemim – asfaltim i rrugës Oblikë Qendër, lagjja Lami dhe Rashkej në njësinë administrative Ana e Malit. Investimi me vlerë rreth 11 milion lekë, me të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, krijon jo vetëm lehtësi në lëvizshmëri por edhe në ofrimin e sherbimeve.
Ndërhyrja ka qenë e domosdoshme dhe është përcaktuar si prioritet nga vetë banorët e Anës së Malit gjatë konsultimeve publike për buxhetin e Bashkisë Shkodër.
Me përfundimin e këtij projekti, përfitojnë direkt 350 banorë të zonës, ndërsa rikualifikohen 4000 m2 sipërfaqe, asfaltohen 3400 m2, ndërtohen 600 m2 trotuare, 890 metër linear kanal kullues, sinjalistikë e plotë vertikale dhe horizontale.
Investimet në Bashkinë e Shkodrës vijojnë në zbatim të buxhetit të miratuar për vitin 2022, pas konsultimeve me banorët në njësitë administrative dhe në qytet.