Dy rrugë të reja në njësinë administrative Rrethina përfundojnë rikonstruksionin. Rruga “Skenderaj” dhe rruga “Haxhi Cafaj”, iu nënstruan sistemim asfaltimit të tyre, përmes një projekti të financuar nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, me vlerë 6,3 milion lekë.
Me përfundimin e këtij projekti, përfitojnë direkt 300 banorë, të cilëve u lehtësohet jo vetëm lëvizshmëria por edhe marrin sherbime më shumë dhe më cilësore nga Bashkia e Shkodrës.
Projekti parashikonte 2020 m2 sipërfaqe rruge të rikualifikuar ku 1620 m2 janë asfalt, 407 ml kanalizime të ujrave të bardha KUB si dhe sinjalistikë e plotë rrugore.
Investimet publike në Bashkinë e Shkodrës do të vazhdojnë, me mbështetjen e banorëve dhe në konsultim të vazhdueshëm me ta, duke përcaktuar prioritetet e projekteve të ardhshme.