Ka përfunduar riksonstruksioni i dy rrugëve në zonën e plazhit në njësinë administrative Velipojë. Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, teksa inspektoi punimet tha se përmes këtij investimi përmirësohen më tepër shërbimet në infrastrukturë për pushuesit.
Aktualisht në këtë zonë mbetet pa u investuar në rrugën nr.5 në zonën e plazhit. Vitet e fundit Bashkia Shkodër ka investuar në rikonstruksionin e disa rrugëve të amortizuara në Velipojë.
Rikonstruksioni i këtyre dy rrugëve i ka kushtuar buxhetit të Bashkisë Shkodër rreth 180 milion lekë të vjetra, teksa prej vitesh Velipoja si zonë turistike është prioritet për investime në infrastrukturën rrugore.