Përfundojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës “Farrukej” në qytetin e Shkodrës. Investimi me vlerë rreth 8 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, ndryshon tërësisht pamjen e njërës prej rrugëve në zonën e Kirasit.
Si në të gjitha rrugët që janë ndërtuar prej 7 vitesh në Bashkinë e Shkodrës, edhe këtu ndërhyrja ka qenë e plotë, në infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore. Janë ndërtuar kanalizimet e ujrave të bardha KUB dhe kanalizimet e ujrave tëzeza KUZ në një gjatësi 890 metër linear, 14 puseta për rrjetin KUB dhe 8 për atë KUZ, 420 metër linear rrjet ujësjellësi, strukturë monolite betoni për trotuar aty ku ka qenë e mundshme, shtresat rrugore si çakëll, stabilizant e asfalt në sipërfaqe 1500 m2.
Me vendosjen e sinjalistikës të plotë rrugore, kjo zonë i bashkohet pjesës tjetër urbane të qytetit, me sherbime të reja por edhe ato ekzistuese të përmirësuara, me lëhtësi edhe në lëvizshmërinë e banorëve dhe mjeteve motorike.
Investimet e Bashkisë Shkodër, sipas buxhetit të miratuar për këtë vit në konsultim me banorët, vazhdojnë në qytet dhe në njësitë administrative.