Drejt përfundimit të plotë rruga Rragam- Sheldi në Njësinë Administrative Guri i Zi. Investimi me vlerë 42.766.000 lekë, është mundësuar nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, i ndarë në disa faza.
Ditën e sotme, përfundon hedhja e tapetit të asfaltit, në pjesë e fundit të kësaj rruge me gjatësi totale 4.2 kilometër.
Përfundimi i këtij investimi, është jo vetëm një premtim i mbajtur por edhe një mundësi reale për zhvillimin e kësaj zone.
Qarkullimi i njerëzve, mjeteve dhe produkteve të zonës në drejtim të qytetit të Shkodrës, lehtësohet ndjeshëm duke e kthyer këtë zonë me bukuri të shumta natyrore, një atraksion turistik.