Punimet për sistemim- asfaltimin e rrugës “Ramoshaj” në fshatin Trush të Berdicës, po shkojnë drejt fundit. Një rrugë e rëndësishme për qarkullimin e njerëzve, mjeteve dhe produkteve bujqësore e blegtorale të zonës, e kishte të nevojshme ndërhyrjen.
Projekti i realizuar me të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë 9.1 milion lekë, do të mundësojë përveç lehtësive në akses në banesa dhe prona përgjatë saj, edhe ofrimin e më shumë shërbimeve për banorët.
Rruga është ndërtuar sipas të gjitha parametrave, duke garantuar jetëgjatësi në funksionalitetin e saj. Përveç sipërfaqes asfaltike dhe sinjalitikës, përgjatë kësaj rruge me gjatësi 640 meter linear, janë ndërtuar vepra arti si ura, strukturë monolite, tombino.