Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka marrë pjesë sot në Velipojë (Shkodër) në ceremoninë përkujtimore të dëshmorit të parë të forcave speciale RENEA, Arben Ujka.
Gjatë ceremonisë Balla ka deklaruar se do të këtë një politikë të re penale ndaj atyre që kundërshtojnë policinë.
Ministri Balla thekson se “nëse dikush guxon të godasë me duar punonjësin e policisë̈ për shkak të detyrës, ai person rrezikon deri në pesë vjet burg”.
“Nëse e kundërshton punonjësin e policisë me qellim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit dënimi shkon në një vit burg. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, mund të dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.
Nëse dikush guxon të godasë me duar punonjësin e policisë̈ për shkak të detyrës, ai person rrezikon deri në pesë vjet burg. Pastaj për vepra më të rënda penale ndaj një punonjësi policie, Kodi Penal është i ashpër siç duhet”, ka deklaruar Balla.