Vazhdon të rritet bilanci i viktimave në bregdetin shqiptar gjatë sezonit turistik. Para pak momentesh një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Velipojës, ku një pushues 30-vjeçar është nxjerrë i pa jetë në bregdet.
Qytetari që ka dërguar videon me pamjet e rënda shkruan për JOQ.al:
“Përshëndetje JOQ! Siguria në Velipojë zero! Sapo vdiq edhe një person, u mbyt në ujë. Viktima është mashkull, 30 vjeç, nga Shqipëria. Dikush tha i ra infarkt në ujë, dikush tha u mbyt, nuk merret vesh mirë, por ndërroi jetë.”
Ndërkohë që pushuesit mbyten, shteti ka mbetur vendnumëro sa i takon vënies së rojeve bregdetare.
Në videon e mëposhtme shihen përpjekjet e dëshpëruara të qytetarëve për ta shpëtuar, por fatkeqësisht pa sukses.