Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka marrë pjesë sot në përurimin e përfundimit të punimeve në rikonstruksionin e shkollës 9- vjeçare “Ismet Sali Bruçaj”. Ai ka parë nga afër ambjentet e transformuara të kësaj shkolle në fshatin Guci e Re, në Njësinë Administrative Rrethina.
Në fjalën e tij kryebashkiaku Beci, u shpreh se ky investim është i pari i këtij standardi që do të nderhyhet edhe në shkolla të tjera të bashkisë Shkodër, ndërkohë që nënvizoi se tashmë ambjentet e reja garantojnë kushte komode për nxënësit.
Shkolla 9- vjeçare “Ismet Sali Bruçaj” në fshatin Guci e Re, u përfshi në rikonstruksion të plotë në vjeshtën e vitit të kaluar ndërkohë që këto mjedise janë transformuar tërësisht jo vetëm me pjesën e ndërtimin por edhe me objektet shkollore të domodoshme për nxnënësit.