Janë dashur rreth 5 orë që strukturat e angazhuara, të shuajnë plotësisht flakët apokaliptike që përfshinë tregun e rrobave të përdorura në Perash të Shkodrës. Është dashur edhe ndërhyrja e helikopterir “Cougar” nga ajri për shuarjen e zjarrit.
Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka patur dëmtime apo lëndime në njerëz, përveç tre personave të asfiksuar nga tymi, të cilët pas marrjes së ndihmës në spital, rezultojnë pa probleme.
Kryebashkiaku Benet Beci, ka qendruar në vendngjarje gjatë gjithë kohës, duke koordinuar punën e strukturave në terren por edhe duke kominikuar me autoritetet për çdo nevojë.
“Pas thuajse 5 orësh në luftë me flakët, zjarri në lagjen “Qafëhardhi” është shuar dhe pa asnjë rrezik. Mirënjohje pafund për efektivët e zjarrfikësve të cilët ishin aty që në momentin e parë dhe vijojnë ende betejën për sigurinë e banorëve. Mirnjohje për çdo efektiv të Policisë së Shkodrës, bluzat e bardha, punonjës të Bashkisë Shkodër dhe Forcat e Armatosura që u bënë pjesë e këtij operacioni shpëtimi. Faleminderit! Natë të qetë”, shkruan kryebashkiaku Beci në Facebook.