Sot në Has u ngrit përmendorja e të madhit Pjetër Bogdani, një njeri i kulturës, artit, letërsisë dhe patriot i madh kombëtar, pararendës i Rilindjes Kombëtare. Ai është një prej figurave më të rëndësishme kombëtare.
Në ceremoninë e zbulimit të bustit morën pjesë mjaft personalitete të Shqipërisë dhe Kosovës, intelektualë, deputetë, kryetarë komunash e bashkish dhe nga religjionet e dy vendeve tona.
Akti që bëri Presidenti i Grupit Eurosig, Insig dhe UBA Bank, Kadri Morinaj, i riktheu vendilindjes së tij emrin e të madhit Pjetër Bogdani, pra Shtatoren që u vendos në mes të Krumës së Hasit.
Hasi mbahet mend për shumë akte trimërie në shërbim të Kombit, por edhe për Pjetër Bogdanin që lindi në atë zonë. Ndaj kontributi dhe vlerat e tij për kombin shqiptar duhet të shpërbleheshin me një përmendore në mes të kryeqytetit, por në fakt është merita e filantropit Kadri Morinaj,
Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, i cili ka iniciuar dhe financuar bustin dhe po e bën realitet në vendlindjen e Bogdanit, në Has. Është një vlerësim për mundin e dhënë në përpjekjet e tij për gjuhën dhe letërsinë e vjetër shqipe, pararendëse e Rilindjes Kombetare, për kontributin e tij në promovimin e vlerave kombëtare.
Në fakt kjo nuk është shtatore, por permendore e cila vendoset në Has, ndaj mbetet një gjest fisnik nga Morinaj dhe nderon krejt komunitetin hasjan, të cilët kanë nxjerrë nga shpirti i tyre një njeri të përmasave kombëtare si Pjetër Bogdani.
Pjetër Bogdani është lindur në Gur të Hasit në Kukës, në vitin 1625. Ai është një prej figurave më të rëndësishme kombëtare. Bogdani njihet si kishte drejtimin e Arqipshkvisë së Shkupit në vitin 1677, por mbi të gjitha ai ishte njeri i kulturës, artit, patriot i madh kombëtar.
Pena e tij shkruante për shqiptarët, pa dallim feje. Vepra e ipeshkvit Pjetër Bogdani “Çeta e profetëve” (Cuneus Prophetarum) u botua më 1685 në Padovë të Italisë, u rishtyp më 1691 dhe 1702 në Venedik.
Për veprën e Pjetër Bogdanit kanë shkruar studiues e shkrimtarë të njohur shqiptarë e të huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Çabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticò, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputti, Idriz Ajeti, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti etj.