Nw videon e treguar mw poshtw tregohet momenti kur policia vret 19-vjeçarin rus Artur Gadzhiev në Surgut të Rusisë Qendrore, pasi sulmoi mbi 10 veta me thikë. Banorët në qytetin Surgut janë tmerruar kur ai filloi të qëllojë këmbësorët në rrugë me thikë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:20 (me atë lokale), ndërsa personi në fjalë është qëlluar për vdekje nga policia, pasi plagosi tetë persona të pafajshëm, raporton Rusia Today. Paraprakisht nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo jo./balkanweb/