Ky është momenti kur Klered Bozhani, 42 vjeç arrestohet nga policia dhe dërgohet në komisariat.
Bozhani, i cili plagosi efektivin e “Shqiponjave”, u kap 24 orë pas krimit pranë banesës së tij. Ai shfaqet në video me shapka me gisht dhe pantallona të shkurtra, një veshje shtëpie apo plazhi, teksa shoqërohet nga policia.
Gjatë momentit të arrestimit 42-vjeçarit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.
Njoftimi i policisë
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.
Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:
Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.