Një aventurë, e cila të kujton filmin “Plaku dhe deti” i ka ndodhur një peshkatari të vjetër vlonjat, i cili ka kaluar gjithë jetën në det. Mësohet se ai ishte nisur nga Jala për të peshkuar dhe prej dy ditësh endej në det. Rryma e kishte transportuar deri afër ishujve Fanos dhe përsëri e kishte afruar në Shqipëri i ndihmuar dhe nga lopatat. Ndërkohë që me vete nuk kishte as telefon apo mjet tjetër për të kërkuar ndihmë.
Raportohet se gomonia e të moshuarit ishte pikasur rastësisht nga një tjetër peshkatar, i cili i ishte afruar mjetit të lundrimit. Pasi është afruar, i moshuari i kishte kërkuar ndihmë, ndërsa e ka transportuar atë drejt bregut. Më poshtë video e postuar në rrjetet sociale. /BW/