Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Vizitova sot mjediset e konviktit dhe shkollës së mesme profesionale “Arben Broci”. Në vitin 2012 u ndërtua një godinë tërësisht e re që nuk u mor kurrë në dorëzim, por mbeti e pavënë në funksion çka solli edhe amortizimin e saj të plotë.
Shkolla është një aset jo vetëm për përvojën e mjediset e saj, por veçanërisht për faktin se nxënësit pasi kryejnë këtë shkollë janë të gatshëm për tregun e punës, në fushën e mekanikës, për elektriçistë, apo punonjës të IT-së, degë të cilat i ofron kjo shkollë e vetme në llojin e saj në veriun e vendit.
Plani ynë për rivitalizimin e zonës e përfshin tërësisht këtë shkollë, hapësirat për praktikat mësimore dhe konviktin e saj.