Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Njësinë Operacionale të DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative është organizuar dhe finalizuar operacioni “Gimaj”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gjok Foleta, 56 vjeç, Pal Alia, 23 vjeç, Besnik Rripa, 22 vjeç, D. Q., 17 vjeç, M. Kroni, 22 vjeçe dhe E. Gjelaj, 24 vjeçe.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit E. Gj. dhe Rr. Rr.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar të fshati Gimaj, Shkodër.
Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, arma e zjarrit, krehrat me fishekë dhe 7 aparate celular. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Njoftim i Policisë së Shkodrës/