Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Me datë 05.10.2017 nga strukturat e Seksionit kundër narkotikeve të D. V. P. Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër si rezultat i operacionit ku janë përdorur metoda speciale të hetimit, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Blerim Harusha, 26 vjeç, banues në lagjen “Ajasem” Shkodër.
Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në vendin e quajtur “Pedonale” në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 114 doza të tjera të lendës narkotike e dyshuar Kokainë.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.