Nga strukturat e policisë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar, u bë i mundur finalizimi i operacionit “Gruda”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
J. M., 43 vjeç dhe K. K. , 25 vjeç, të dy banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në ambientet e një lokali në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese me fara të bimës cánnàbís sátivà dhe një qese me lëndë nárkótike cánnàbís sátivà.
Në vijim të veprimeve është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. K., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese me lëndë cannabis sativa dhe një sasi farash të bimës cánnàbís sátivà.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në total rreth 4000 fara cánnàbís sátivà dhe 140 doza lëndë nárkótike cánnàbís sátivà.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000 fara të bimës nárkótike cánnàbís sátivà, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.