Po ndodh në të gjithë vendin.
Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e masave për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me ar.m.ë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kr.i.minal.
FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kr.i.minale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.
Shkodra është qyteti i radhës i përfshirë në aksionin e policisë dhe FNSH-së për kontrollet e mjeteve, të cilat dyshohen se janë të vjedhura apo me probleme në dokumentacion, me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Gjatë ditës së shtunë, policia bllokoi 3 mjete, të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës.
Nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes forcat e policisë së Shkodrës se bashku me efektiv të FNSH kanë patrulluar në pika të ndryshme të qytetit.
Gjate paradites FNSH dhe policia, të kamufluar me maska dhe të armatosur, kanë patrulluar në rrugën Shkodër-Hani i Hotit dhe në hyrje të qytetit, ku janë bllokuar dhe 3 mjetet. Ato kanë kryer kontrolle në çdo mjet të dyshuar, ndërsa burimet konfirmojnë se këto kontrolle do të vijojnë të zhvillohen dhe në ditët në vijim.
Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent kr.i.minal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme.
Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme. /Njoftim për mediat dhe publikun i Policisë së Shtetit/