Koordinatori i OSHEE Shkodër Ramir Haderi, i proceduar në gjendje të lirë për “shpërdorim detyre” në kuadër të operacionit policor “Berdica” ku u arrestuan 8 persona, mes të cilëve 5 punonjës të OSHEE, me akuzën se nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike e cila përdorej si laborator droge ka reaguar lidhur me këtë procedim nga ana e policisë.
Haderi e quan absurd këtë procedim të tij pasi ai thotë se në detyrat e përcaktuara nuk është e parashikuar askund evidentimi i këtyre rasteve nga ana e tij pasi këto janë detyra të punonjësve të tjerë dhe jo të koordinatorit.
Raderi shprehet se ka qëndruar deri në orën 4 të mëngjesit duke marrë urdhra verbal nga drejtori i policisë Shkodër Hamdi Fjora i cili sipas Haderit jepte urdhra për arrestimin ose jo të tij.
Është absurde, tha koordinatori i OSHEE se si arrestohen 5 punonjës të OSHEE dhe nuk ndalohet asnjë punonjes policie për këtë rast. Lidhur me këtë rast dhe mënyrën se si ka vepruar policia ndaj tij me presione dhe urdhra verbal, Raderi tha se ai që duhet arrestuar është drejtori i policisë Shkodër, nëndrejtorët dhe gjithë kupola me radhë.
Koordinatori i OSHEE i bën thirrje ministrit të brendshëm dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit që të hetojnë këtë rast.
LEXONI EDHE: “Arrestim i paligjshëm”, policia e Shkodrës i arrestoi me bujë, prokuroria liron 5 punonjësit e OSHEE- së…
VIDEO – Policia e Shkodrës jep detajet për laboratorin e drogës në Berdicë, 8 persona u arrestuan…