Pas heqjes së masave kufizuese si pasojë e COVID-19, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka shtuar kontrollet duke përdorur dhe bazën logjistike me qéllim parandalimin e áksidènteve rrugore.
Aktualisht në Segmentin Sauk-Teg, vijon kontrolli me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar áksidéntet rrugore si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr leja e drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me tráfik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh.
Mos nxitoni për të arritur fundin, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. /Njoftim i Policisë së Shtetit/