Një natë më parë, u bë e ditur se shtatë punonjës policie kishin mbetur të p.lagosur pas përplasjes në KZAZ-në numër 19 në qytetin e Peshkopisë. Megjithatë, Partia Demokratike, thotë se policët nuk janë p.lagosur por thjesht kanë pasur probleme për shkak të gazit të hedhur prej tyre. Deklaratën, Partia Demokratike e shoqëron me dëshminë e një infermiereje në spitalin e Peshkopisë, e cila thotë se 9 persona kanë kërkuar ndihmë në spital, 7 prej tyre policë, duke theksuar se të gjithë kishin probleme intoksikimi dhe nuk kishte asnjë të p.lagosur. “Dëshmia e infermieres në Dibër rrëzon propagandën e policisë politike të Edi Rames, se ne Dibër u plagosen 7 police. Zonja pohon se te 7 policet kane patur komplikacione nga gazi lotsjellës, që kanë hedhur kolegët e tyre. Dëshmia provon se qytetaret ne Dibër nuk kane plagosur as një polic te vetëm, siç u tha mbrëmë nga policia, e cila, po provohet se është kthyer në një vegël të mjerë politike të regjimit te Edi Ramës”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.