Pranvera duket akoma larg në zonat malore por edhe ato fushore të Shkodrës. Ndërsa në qytet janë rikthyer reshjet e shiut, shoqrëuar edhe me ulje temperaturash, në zonat malore reshjet e borës kujtojnë se akoma jemi në dimër, pavarësisht se zyrtarisht me 21 mars duhet të fillonte pranvera.
Pamjet që shikoni, janë siguruar nga ShkodraWeb ditën e sotme, e diel 21 prill 2024, në orët e para të mëngjesit. I përkasin aksit Boge- Theth, ku bora ka rifilluar sërish të zbardhë malet por edhe rrugën e zonës turistike.
Lajmi i mirë është se nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Siç e shikoni, rruga mbahet e hapur nga mjetet borëpastruese, të cilat monitorojnë me rigorozitet situatën dhe bëjnë edhe kriposjen aty ku është e nevojshme.